×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj shkruan për mërgimtarët që s’po mund të vijnë në Kosovë

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se të gjitha institucionet shëndetësore janë duke bërë të pamundurën që të e mposhtin koronavirusin.

    Ai tha se për këtë nuk janë duke ardhur as mërgimtarët, e që vendi po duket i zbrazur pa ta.Zemaj tha se virusi na ka detyruar ta braktisim normalitetin e përditshëm e të izolohemi.

    Postimi i plotë nga ministri i Shëndetësisë:Virusi po na pengon neve dhe mërgatën.

    Këtë stinë Kosova duket e zbrazur pa qindra e mijëra mërgimtarët tanë.

    Këta s’po vijnë, sepse nëse rikthehen andej në shtetet ku jetojnë janë të detyruar të rrinë në karantinë.Ne si qeveri e ministri po luftojmë më të gjitha mënyrat dhe potencialin që kemi.Jemi duke ndjekur praktikat mjekësore e shkencore sikurse shtetet e zhvilluara.

    Kemi angazhuar një armatë të tërë njerëzish e profesionistësh në luftë kundër Covid19.Qeveria e Kosovës, i tërë stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, qindra mjekë e infermierë në tërë Kosovën që tashmë si përforcim janë dhe 100 mjekë të rijnë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës që janë angazhuar rishtas në shërbimet shëndetësore spitalore së fundi të riorganizuara, “Bordi Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19” me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”/ IKShPK drejtuar nga prof. Dr. Naser Ramadani, SHSKUK drejtuar nga u.d. dr. Valbon Krasniqi, dhjetëra inspektoret sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale e inspektoratet e tjera përkatëse, autoritetet komunale, policia (me rreth 4000 pjesëtarë të angazhuar enkas në luftën kundër Covid19), stafi nga Qendra Operative Emergjente, sikurse një sërë mekanizmash të tjerë shtetërore, po e bëjmë të pamundurën që ta mposhtim këtë të keqe që po na rëndon çdo ditë jetën.

    Jemi në proces të licencimit të laboratorëve që do të realizojnë testime për Covid19 për qytetarët.
    Virusi na ka detyruar ta braktisim normalitetin e përditshëm.Na është imponuar normaliteti i ri, ku detyrimisht duhet të përshtatemi e të mësohemi, që secili nga ne të vendosim maska, të ruajmë distancimin social, të mbajmë higjienën duke shpërlarë e dezinfektuar duart vazhdimisht.

    Na ka izoluar dhe s’mund të lëvizim lirshëm nëpër kufijtë.Covid19 nuk e kursen askënd.Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj tij.Ne si individë, e si shoqëri, maksimalisht duhet të jemi të përgjegjshëm.Nëse nuk mbrohemi duke zbatuar rregullat antivirus kjo dergjë do të zgjas edhe më tej.Mbajtja e maskës nuk është sakrificë.Është heroizëm.E shpëton veten, familjen dhe të tjerët.Juve që s’mbani maska, përveç se mund të infektoheni, njashtu nxitni papërgjegjshmëri edhe tek të tjetër.Përkujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.Respektoni rregullat anticovid19.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.