×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Rastet me Covid-19 po rriten, pas vendimeve të Qeverisë “Kurti”

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke raportuar në komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se me të marrë mandatin është ballafaquar me numër të madh të rasteve me Covid-19.

    Ai, para anëtarëve të komisionit ka deklaruar se rritja e rasteve është rezultat i lirimit të masave që kanë filluar më 4 maj.

    “Me marrjen e mandatit po ballafaqohemi me rritjen e numrit të rasteve që është rezultat edhe i lirimit të masave që ka nisur më 4 maj. Faza e tretë e hapjes ka nisur në vendimin e ish-qeverisë së Kosovës, që kishte të bënte me hapjen e gjashtë pikave kufitare, heqja e masave të vetizolimit për ata që nuk kishin test negativ jo më të vjetër se 72 orë”, ka thënë Zemaj.

    Kurse, sa i përket manualit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Zemaj, ka thënë se ky manual do të përditësohet.

    “MSH ka hartuar manualin për mbrojtje nga COVID-19. Ky manual specifikon detajet për mënyrën e punës në çdo veprimtari. Manuali do të përditësohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të udhëzimeve të profesionistëve të IKSHPK-së”, ka thënë ai.

    Zemaj, ka folur edhe për lehtësimin e masave duke thënë se lehtësimet tjera, mund të bëhen vetëm pasi që sigurohen se po zbatohen të gjithë masat.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.