Lajme

Zemaj: Mbaje maskën për të mos u mbyllur as unë, as ti, as ekonomia

Zemaj: Mbaje maskën për të mos u mbyllur as unë, as ti, as ekonomia
12:20 | 11 Korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Zemaj ka apeluar që të mbahen maskat në mënyrë që të mos izolohemi sërish.

“Mbaje maskën, për të respekuar vetën. Mbaje maskën, për të respektuar jetën. Mbaje maskën për të mos u mbyllur as unë, as ti, as ekonomia. Mos u shliro, ruaje veten”, thuhet në videomesazhin e Zemajt.

Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria

Të tjera