×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Kosova është me fat që ka miq si Italia

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, për ndihmën e dhënë Kosovës, në luftimin e pandemisë COVID-19.

    Në kuadër të kësaj ndihme në Kosovë ka mbërritur edhe një ekip i ekspertëve shëndetësorë të cilët do të operojnë në ShSKUK, ku me përvojën e tyre do të ndihmojnë në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

    Ky është postimi i Zemajt:

    Në vazhdën e mbështetjes që po merr Ministria e Shëndetësisë dhe shëndetësia e Kosovës mirëpresim atë të radhës nga shteti mik i yni, Italia, ku tashmë arritën profesionistët shëndetësor që do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, me përvojën e tyre për të na ndihmuar në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

    Për këtë, javë më parë ne kemi bërë kërkesë të veçantë, si dhe marrëveshje përkatëse me palën italiane për çka falënderoj ambasadorin Nicolas Orlando dhe shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën në çdo kohë.

    Kosova është jashtëzakonisht me fat që ka miq dhe partner në këtë rrugëtim!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    6 liderët e rajonit përfshi Vjosa Osmanin dhe Aleksandër Vuçiç u bashkuan mbrëmë në darken e organizuar me drejtues te BE. Antonio...
    Lajme16 Maj 2025
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, është deklaruar për “Front Online” pas dështimit të Kosovës për t’u përfshirë në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe...
    Të tjera
    Sport16 Maj 2025
    Do ta shkruhet menjëherë: sezoni i Lamine Yamal, 17 vjeç, nga Esplugues de Llobregat, kufizohet me përsosmërinë absolute. Rruga është ende e...
    Lajme16 Maj 2025
    Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet. Ai tha se...
    Lajme16 Maj 2025
    47 liderë evropianë pritet të jenë sot në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Kjo...
    Lajme16 Maj 2025
    Ish-kryetari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së, ka folur për “Front Online” lidhur me...
    Lajme16 Maj 2025
    Kosova ka pësuar një tjetër dështim në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, pasi aplikimi i saj nuk është përfshirë...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.