×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Hapja e aeroporteve, klubeve të natës, pishinave e ahengjeve do të bëhet pas analizave nga IKSHPK

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha sot se në kuadër të zbatimit të planit të punës së Qeverisë prioritet kryesor mbetet luftimi i pandemisë COVID-19, krahas objektivave të tjera, dhe në funksion të këtij qëllimi, ai kërkoi nga institucionet që të vazhdojnë me aktivitete intensive në menaxhimin e situatës, në një kohë kur në shumë shtete përreth, por edhe në Kosovë, po regjistrohen raste të reja të infeksionit nga COVID-19 dhe ka numër të konsideruar të rasteve aktive.

    Me qëllim të vlerësimit, koordinimit dhe mbajtjes së komunikimit konstant me institucionet përgjegjëse qeveritare për të vlerësuar situatën epidemiologjike me COVID-19, Ministri kryesoi një takim të Komitetit për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ku përveç raportimit nga të gjitha institucionet, u kërkuar që të vazhdohet me zbatimin e aktiviteteve të Planit të Veprimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj COVID-19 duke adaptuar një qasje të përshtatshme për rrethanat.

    “Sot jemi në një situatë tjetër, atë të zbatimit të fazës së tretë të hapjes graduale ekonomike, e cila kërkon rivlerësimin edhe të disa veprimtarive të cilat presin për t’u liruar. Kjo fazë, siç edhe është vërejtur, bart në vete rrezikun e përhapjes së mëtejme të virusit, pas një periudhe relativisht pozitive kur rastet me COVID-19 kishin rënë pothuajse në nivelin më të ulët”, tha Zemaj, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Zemaj theksoi se rënia e disiplinës në zbatimin e masave në tre ditë e fundit është përkthyer në 105 raste të reja të COVID-19 në Kosovë, dhe kjo kërkon nga institucionet monitoruese dhe mbikëqyrëse për zbatimin e masave të Qeverisë (Policia e Kosovës dhe inspektoratet qendrore dhe komunale) që të jenë sa më të pranishme me inspektime në veprimtaritë e lejuara.

    Duke theksuar faktin se MSh është në proces të përgatitjes së Manualit me udhëzime për veprimtaritë e lejuara, ai tha se rivlerësimi dhe vendimi për hapjen e veprimtarive të tjera si aeroportet, kufijtë, ahengjet, banjat rehabilituese, panairet, pishinat, klubet e natës, etj., duhet të shoqërohet me analiza të bazuara në indikator matës ku kontributin kryesor duhet ta jap IKSHPK, ashtu që secili vendim i marrë, të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me situatën epidemiologjike.

    “Është shumë e rëndësishme që të mos e lëmë asnjë mekanizëm pa e aktivizuara në funksion të menaxhimit të pandemisë, ushtrimi i përgjegjësive të plotë bazuar në ligje, IKSHPK e MASHT të bëjnë vlerësimin dy-javor të aktiviteteve të lejuara në fushën e edukimit dhe shkollimit në gjitha nivelet dhe vendimet të merren në koordinim të plotë e të gjitha institucionet, bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, tha Zemaj.

    Këshilltari për shëndetësi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Visar Berisha tha se Zyra e kryeministrit të Kosovës u i jep mbështetje të plotë Komitetit që të vazhdojë me aktivitetet e tij, derisa do ta fuqizojë atë edhe përmes trupave këshillëdhënëse, kurse përmes programit qeverisës është paraparë edhe përkrahja me resurse humane e monitorimit të zbatimit të manualit për veprimtaritë e liruara në kuadër të hapjes ekonomike dhe ato që do të hapen.

    Në këtë takim, përfaqësuesit e Komitetit kanë raportuar për aktivitetet e ndërmarra në nivel të institucioneve dhe mekanizmave që përfaqësojnë, derisa kërkohet që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masa mbrojtëse si bartja e maskave, distancimi fizik dhe mirëmbajtja e higjienës personale e kolektive./Telegrafi

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.