×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj flet pas vdekjes së 71-vjeçarit nga Vushtrria

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Mbrëmë ka vdekur një 71-vjeçar nga Vushtrria, si pasojë e sëmundjes Covid-19.“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, njoftoi Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shprehi ngushëllime familjes, me ç’rast bëri thirrje për kujdes.

    “Ngushllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre. Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv”, shkroi ai.Zemaj tregoi edhe për vizitën e djeshme në Vushtrri, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka ndërruar jetë një qytetar me inicialet Sh.G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri.
    I ndjeri ishte prekur nga Covid 19 dhe i njejti vuante edhe nga sëmundje përcjellëse.Sot isha në vizitë në komunën e Vushtrrisë, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin. Organet komunale atje dhe HERONJËT tonë mantil-bardhë, janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e virusit.Ngushllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre.Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv.Bashkë do ia dalim!

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.