×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj e Jashari shkëmbejnë pikëpamjet për qeverisjen e mirë

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari u takuan sot.Këtë e tregoi ministri Zemaj përmes një postimi në facebook.

    Ai tha se shkëmbyen pikëpamjet për qeverisjen dhe administrimin e mirë.

    Sipas Zemajt, rekomandimet nga institucioni i Avokatit të Popullit synojnë përmirësime në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.Zemaj tha se është i gatshëm për bashkëpunim me këtë institucion.Ky është postimi i plotë i tij në facbook:

    Sapo pata një takim të rëndësishëm me z.Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit në Kosovë, me të cilin shkëmbyem idetë dhe pikëpamjet për zhvillim e kulturës së qeverisjes së mirë, të administrim të mirë, transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike para qytetarëve të Kosovës.
    Avokati i Popullit është njëri ndër institucionet garant të demokracisë, shtetit ligjor dhe i të drejtave të njeriut.
    Andaj, rekomandimet nga ky institucion synojnë të sjellin përmirësime në standardet dhe në cilësinë e shërbimeve të autoriteteve publike ndaj qytetarëve.
    Shpreha gatishmërinë time për të bashkëpunuar me këtë institucion shumë të rëndësishëm, i cili ndër të tjera është një mekanizëm ligjor edhe për mbrojtjen e personave të privuar nga liria, që shpeshherë qëndrojnë në institucionet shëndetësore. E të cilët do të vazhdojnë të marrin të trajtime mjekësore pa u diskriminuar.

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Gusht 2025
    Edhe kjo e martë sjell një përzierje emocionesh, sfidash dhe mundësish për të gjitha shenjat. Yjet ofrojnë udhëzime të vlefshme për të...
    Lifestyle24 Gusht 2025
    Dashi Ju dëshironi dhe prisni që dikush t’ju kontaktojë. Ju prisni dëshpërimisht pranë telefonit ose kompjuterit duke pritur lajmin që dëshironi të...
    Lifestyle24 Gusht 2025
    Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka njoftuar se modeli më i fundit i inteligjencës artificiale i kompanisë së tij, Grok...
    Të tjera
    Sport27 Gusht 2025
    Barcelona nuk ka mundur ende t’i veshë fanellat e reja në gara zyrtare në sezonin 2025/26, një situatë që po shkakton kokëçarje...
    Vip27 Gusht 2025
    Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku po punon për finalizimin e një projekti në...
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje si Ministër, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryeparlamentar. Aliu ka thënë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. Takimi u mbajt në...
    Ekonomi27 Gusht 2025
    Gjatë muajit korrik, importet e Kosovës kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar kërkesën e lartë në tregun vendor dhe varësinë nga...
    Kronika27 Gusht 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, janë shqiptuar 2551 gjoba trafiku. Nga policia...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.