×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Do të angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në muajt në vijim do të angazhojnë edhe 375 profesionistë shëndetësorë, që do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë situata e krijuar nga pandemia Covid-19.

    Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se bashkë me kryetaren e grupit të grave deputete, Vlora Limani-Hajnuni dhe u.d. drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqinkanë vizituar klinikën e Onkologjisë, ku folën për hapat që do të ndërmarrim gjatë vjeshtës për ta menaxhuar situatën epidemiologjike.

    Ky është statusi i tij i plotë:

    Bashkë me kryetaren e grupit të grave deputete, znj. Vlora Limani Hajnuni dhe dr. Valbon Krasniqin, u.d. drejtor i SHSKUK-së me stafin drejtues, vizituam klinikën e Onkologjisë, folëm për hapat që do të ndërmarrim gjatë vjeshtës për ta menaxhuar situatën epidemiologjike.

    Diskutuam për furnizimet me barna të listës esenciale por edhe me terapitë e reja, programet e parandalimit dhe aparaturat që i dedikohen identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

    Në këtë muaj të ndërgjegjësimit, pres angazhimin shtesë kundër kancerit të gjirit. Si hap parandalues po i sigurojmë vaksinat kundër gripit sezonal.

    Po ashtu, në përpjekjet tona kundër Covid-19 këtë javë po angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë, të cilët në muajt në vijim do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që ta tejkalojmë sa më lehtë këtë situatë.

    Shfrytëzova rastin për t’i falënderuar mjeket dhe stafin shëndetësor të cilët në këtë kohë të vështirë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë dhe në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë.

    Bashkë do t’ia dalim!

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.