×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka anuluar vendimin e datës 4 gusht 2020, me të cilin kishte shfuqizuar udhëzimin administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

    Ai gjatë një takimi me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, ka thënë se anulimi i udhëzimit është bërë për shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe Departamenti Ligjor i MSH-së.

    Për më tepër, ministri Zemaj ka nxjerrë vendim me të cilin ka obliguar sekretarin e Përgjithshëm të MSH-së që të ndërmarrë veprime për plotësim – ndryshimin e udhëzimit administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

    MSH ka bërë të qartë edhe në takimin e mbajtur me komunitetin farmaceutik, se vendimet e marra janë për shkak të pamundësisë së zbatimit të udhëzimit që do të plotësohet dhe kjo nuk ka të bëjë me interesa të tjera ‘siç po provohet të interpretohet e keqpërdoret nga dikush’.

    Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka deklaruar se ministri aktual i këtij sektori Armend Zemaj, me shfuqizimin e udhëzimit administrativ që rregullon çmimin e barnave në nivel vendi, ka shndërruar veten në një partner të krimit farmaceutik.

    Ai në një postim në Facebook dje ka kërkuar urgjentisht nga Qeveria Hoti që të shfuqizojë udhëzimin administrativ të ministrit Zemaj për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, pasi si i tillë është i baras-vlefshëm me një akt kriminal.

    “Për 20 vjet me radhë Republika e Kosovës ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët tanë janë rrjepur financiarisht duke shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit. Në emër të pandemisë, larg syve të publikut, së pari lidhën kontrata me çmime abuzive, kurse tash po legalizohet korrupsioni me prishjen e një prej reformave më substanciale në historinë e shëndetësisë”, ka thënë Ismaili.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti për FrontOnline ka folur pas raportimeve nga mediat ndërkombëtare se Britania e Madhe po shqyrton...
    Lajme28 Maj 2025
    Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut, e cila ndan pikën kufitare...
    Lajme28 Maj 2025
    Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund te sjellin...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pasi u intervistua nga Prokuroria...
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Azdren Shala, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur akuza ndaj institucioneve të ndjekjes, duke thënë se qeveria Kurti po përballet me një...
    Lajme27 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të 22’ës me radhë në përpjekje për konstituimin...
    Lajme27 Maj 2025
    Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.