
Ish-deputeti Milaim Zeka për Front Online, ka folur rreth mundësisë së formimit të qeverisë “Hoti”. Ai ka thënë që kjo qeveri do t`i ketë tri sfida.
LEXO EDHE: Zeka: Kushtetuesja do të vendos në favor të VV-së, gjyqtarët u kërcënuan me jetë
“Qeveria Hoti i ka tri sfida. E para është liberalizimi i vizave, sfida e dytë është përfundimi i dialogut me Serbinë dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare dhe ajo numër tre është rimëkëmbja e ekonomisë totalisht të shkatërruar të këtij vendi. Kam bindje shumë të madhe që ky njeri duke qenë një ekonomist i mirë në këtë pikën e tretë do të bëj ndryshime radikale”, ka thënë Zeka.
Zeka është shprehur optimist që BE-ja dhe ShBA-të do ti japin dritën jeshile Kosovës për liberalizimin e vizave.
“BE-ja dhe SHBA-të kësaj qeveria do t`ia japin si dhuratë liberalizimin e vizave në mënyrë që të hapin të gjitha mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo marrëveshje ma merr mendja që do të përfundoj deri në vitin e ardhshëm. Nënshkrues i kësaj marrëveshje sipas meje do jetë presidenti Thaçi. Marrëveshja ka dy rrugë për t`u aprovuar. Ose përmes Kuvendit ose përmes një referendumi gjithë popullor”, ka deklaruar Zeka për Front Online.