×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zëdhënësi i BE-së: Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Se Kosova nuk trajtohet si shtet sovran dhe i pavarur nga BE-ja është ditur qëmoti, por zyrtarë të Bashkimit Evropian gjithmonë e kanë relativizuar këtë duke përmendur “perspektivën evropiane” për të.

    Deri më tash nuk është thënë në mënyrë aq të prerë se Kosova për BE-në nuk është shtet dhe nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, siç e ka bërë dy ditët e shkuara në konferencë për shtyp Peter Stano, zëdhënës për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Siguri, dhe zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili ka marrë përsipër edhe përgjigjet në pyetjet rreth punës së të dërguarit të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

    Stano e ka thënë këtë duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE, pasi tash edhe ka dhënë zotime në dokumentet e nënshkruara në Washington, ku ka premtuar se nuk do të kërkojë anëtarësime në organizatat ndërkombëtare. Stano nuk ka dashur ta komentojë atë që ka ndodhur në Washington, duke thënë se u takon palëve e jo BE-së, por është kufizuar në sqarime lidhur me mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE.

    “Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar më pas se “Kosova, megjithatë, ka një perspektivë të qartë evropiane”. Ka thënë se BE-ja po punon me vite në mënyrë intensive me Kosovën, popullin dhe me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë që t’u ndihmohet për të lëvizur drejt integrimeve evropiane dhe në një moment të jetë e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim. Ai e ka quajtur dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë si një gjë që është e ndërlidhur me procesin e integrimeve në BE për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, dhe se asnjëra nuk mund të hyjë në BE në fazën finale pa i normalizuar raportet.Koha Ditore.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Policia ka realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një operacion që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të...
    Lajme22 Maj 2025
    Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese për herë të 13-të dosjet e radhës...
    Lajme22 Maj 2025
    Ish-ambasadori dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.