×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhen emrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në “Lëvizjen e Re Demokratike të Kosovës”

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani u bë e padëshiruar në partinë e saj LDK-në.

    Ishte vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që deklaroi se Osmani më nuk ka vend në partinë e tij. Për me tepër, ai edhe inicoi kërkesën për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, me arsyetimin se nuk kishin qëndrime të njëjta.

    Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me një nismë të re politike e që do i bashkohen edhe emra të tjerë.

    Syri.net Kosova përmes burimeve të afërta me Osmanin ka arritur të zbulojë disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e nismës për krijimin e një krahu të ri politik e që pritet të garojë edhe në zgjedhje përmes listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Të parët që pritet të i bashkohen Osmanit janë kryesisht anëtarë dhe ish-anëtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me politikat që po i bën LDK.

    Këta janë emrat: ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, deputeti Ardian Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kabineti i saj në Kuvendin e Kosovës. Në bisedime është edhe Mimoza Kusari, Shpend Ahmeti dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe disa degë të rëndësishme të LDK-së.

    Është vet deputeti Haxhi Avdyli për Syri.net Kosovën e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e iniciativës së re politike me në krye Vjosa Osmani.

    Ai ka thënë se kjo gjë po u imponohet si rezultat i përjashtimit të mendimit ndryshe dhe mos respektimit të premtimit të dhënë ndaj elektoratit që po i bën LDK-ja.

    “Ne jemi të detyruar të formojmë këtë iniciativë të re, pasi kreu i partisë na përjashtoi dhe nuk lejoi mendimin dhe mbajtjen e premtimit ndaj elektoratit të LDK-së, e aty ku nuk të lejohet që të përçosh mendimin dhe idetë, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm se të nisim një rrugëtim të ri politik”.

    Avdyli ka dhënë detaje se pjesë e kësaj nisme do të jenë edhe anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së, por edhe nga shoqëria civile.

    “Ka shumë anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së por edhe veprimtarë të ndryshëm por edhe ekspertë të fushave të ndryshme nga shoqëria civile që do të na bashkohen. Ne jemi në fazën fillestare të krijimit të kësaj iniciative” – ka përfunduar Avdyli për Syri.net Kosovën.

    Kurse deputeti tjetër nga LDK, Fatmir Rexhepi, që është njëri nga emrat që pritet të i bashkohet Osmanit, nuk ka pranuar të flas me arsyetimin që është i zënë dhe një ditë tjetër do të flas për këtë çështje.

    “Jam i zënë nuk mund të komentoj, për këtë çështje do të flas një ditë tjetër” – u shpreh Rexhepi

    Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për të marrë një prononcim nga ai, por as ky nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona.

    Ramadan Zejnullahu, ish-rektor i UP, është një tjetër emër që është pjesë e listës. Por ai për Syri.net Kosovën nuk ka dashur të konfirmojë këtë informacion, por as nuk e ka mohuar mbështetjen për Osmanin.

    “Nuk dua të komentoj, unë e përkrahi Vjosën dhe kam respekt për punën dhe fjalën që e mban, më shumë nuk dua të flas” – u shpreh Ramadani.

    Edhe avokati Dastid Pallaska nuk i është përgjigjur thirrjeve as mesazheve tona.

    Emri tjetër Ardian Shala nuk ka qenë i qasshëm në telefon, po si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku e ky i fundit sipas burimeve tona ende ka dyshime rreth vendimit përfundimtar të jetë pjesë apo jo e kësaj nisme.

    As Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, e kontaktuar nga Syri.net Kosova, nuk i është përgjigjur thirrjeve tona deri në momentin kur po publikohet ky shkrim.

    Burimi i tha Syrit se shumë shpejt pritet edhe të vendoset përfundimisht emri i kësaj nisme pasi si propozime janë “Lëvizja e Re Demokratike e Kosovës” ose “Lidhja e Re Demokratike e Kosovës”. /Syri.net Kosova

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.