×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Pa ShBA-në s’mund të ketë përparim në dialog

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri  ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk do të kthehen nga Brukseli pa nënshkrua një ujdi, qoftë edhet të pjesshme.

    Ai shtoi se në Bruksel do të ketë marrëveshje për çështjen e targave dhe një deklaratë për të pagjeturit si zotim i të dy liderëve për të vazhduar përpara me dialogun.

    Sipas, Ymerit nëse përfshihet ShBA-ja në dialog, gjasat janë të mëdha për njohje reciproke ndryshe nuk mund të ketë përparim në këtë proces.

    “Unë mendoj se mund të ketë marrëveshje të pjesshme për çështje të caktuara veçanërisht ato që kanë nxitur një situatë problematike kohëve të fundit që e lidhur me dokumentet e udhëtimit targat”.

    “…mendoj se dy gjëra gjëra mund të dalin nga ai takim e para është që do të ketë mbase një marrëveshje se si do të vazhdojnë me çështjen e targave për të cilën ka kohë që është duke u diskutuar. Dhe është folur që mund të ketë një deklaratë të përbashkët për çështjen e të pagjeturve”.

    “Mendoj se mund të kemi një lloj zotimi mbase të dy liderëve sesi do të ecim përpara në procesin e dialogut. Marrëveshje të shpejtë nuk mund të ketë. Mendoj që interesimi i vendeve perëndimorë ekziston dhe ShBA-së që të kemi një proces të përshpejtuar të dialogut dhe të arrijmë një marrëveshje. Kjo varet edhe prej nivelit të përfshirjes së ShBA-së. Nëse ShBA janë të përfshira në dialog mendoj që gjasat janë që të arrijmë më shpejt nëse jo nuk shoh një përparim të shpejt në dialog”.

    Sipas tij, dialogu është në nivel teknik, andaj Kosova duhet vazhdimisht të insistojë për marrëveshje përfundimtare, prandaj edhe kryeminsitri Kurti duhet të insistojë në këtë, raporton EO.

    “Mendoj që ShBA ka qenë përherë e përfshirë. Natyrisht pa to nuk mund të ketë një zgjidhje sepse nuk ka një instancë tjetër pushteti e cila do të mund të luante edhe rolin e garantuesit të zbatimit të marrëveshje siç mund ta bëjnë ShBA. Dialogu është në nivel teknik dhe mendoj që Kosova duhet të insistojë vazhdimisht që të flitet për marrëveshje përfundimtare dhe kemi dëgjuar që edhe kryeministri Kurti do ta ketë si qëndrim të vetin në Bruksel që të flasim për elementet e marrëveshjes përfundimtare. Të gjitha mospajtimet që i kemi për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve e deri te çështja e energjisë”, tha Ymeri.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.