×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri i reagon Veliut për deklaratën ndaj Osmanit, e quan të paijshme

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka zgjedhur të flas për pamjen e Vjosa Osmanit duke thënë se ajo “është shumë e gjerë dhe i duhet hapësirë”.

    E, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-kryetari i PSD-së, Visar Ymeri duke thënë se deklaratat e Veliut janë jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Ymeri ka shkruar se kjo gjë tregon për mungesën serioze të diskutimeve përmbajtësore në skenën politike.

    Postimi i tij i plotë:

    Deklarimet e sotme të Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit janë jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme.

    Diskutimet për dukjen fizike të kujtdo në skenën publike, e veçanërisht në atë politike, përveç se denigruese e të poshtra, janë edhe të padijshme. Më shumë se sa për të apostrofuarin flasin për apostrofuesin. Ky i fundit në këto sulme del i gabuari, i padijshmi, pa sens as të politikës dhe as të humorit.

    Kjo tregon për mungesën serioze të diskutimeve përmbajtësore në skenën politike. Kështu i tërë ligjërimi politik rrezikon të kalojë përmes personalizimit të politikës tek objektifikimi i personit. Kjo e çon diskutimin edhe një hap larg politikës dhe çështjeve me të cilat duhet të përballemi urgjentisht.

    Edhe një herë: le të na tregojnë, në këtë rast LDK e Agim Veliu, çka do të bëjnë me problemet urgjente ekonomike, sociale e politike, sepse për tentim përqeshje banale dhe tonalitet abuziv e patriarkal, ka sa të duash në secilën tavolinë të secilës kafene dhe çajtore nëpër Kosovë./FrontOnline/

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.