×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhemajli, PDK: Kryeministri Hoti mashtron, projektet e PDK-së i prezanton si të tijat

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    PDK i reagon kryeministrit Hoti lidhur me përurimin e një shkolle në Lipjan. Është deputeti i saj, Bajrush Xhemajli i cili ka kërkuar Hotit të mos mashtroj dhe të mburret me projektet e PDK-së.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Kryeministri Avdullah Hoti ka zgjedhur pikërisht ditën e rifillimit të mësimit nëpër shkolla për t’u mburrurr me projektet e PDK-së. Në përurimin e shkollës fillore “Haradin Bajrami” në Magurë të Lipjanit, Hoti paska thënë se “ai kishte qenë iniciator i ndërtimit të kësaj shkolle”. Por, e vërteta është tërësisht ndryshe.

    Gurëthemelin e kësaj shkolle me 11 nëntor të vitit 2016 e kishte vënë ish ministri i arsimit nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami. Ishte pikërisht iniciativë dhe premtim i PDK-së, se kjo shkollë do të jetë moderne dhe do të ofrojë kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, çfarë i ka sot.

    PDK-në e gëzon fakti që ky projekt, të cilin e ka nisur dhe është angazhuar shumë për të, tashmë ka përfundur dhe në këtë fillim të ri shkollor, nxënësit e mësimdhënësit do të kenë kushte më të mira për zhvillimin e mësimit.

    PDK e kupton edhe mashtrimin e kryeministrit dhe tentimin e tij për përvetësimin e projekteve të tilla, sepse gjatë 100 ditëve të qeverisjes së tij, ai nuk ka as një projekt me të cilin mund të mburret, përveç një numri të madh dështimesh dhe zhgënjimesh

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.