×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhamitë do të jenë të mbyllura edhe gjatë festës së Fitër Bajramit

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Hapja e xhamive nuk do të jetë në listën e masave lehtësuese të fazës së dytë që pritet të hyjë në fuqi nga 18 maji.

    Kështu ka vendosur Kryesia e Bashkësisë Islame, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë vlerësuar se ekziston ende rreziku i përhapjes së pandemisë COVID-19.

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasditen e djeshme ka pritur në takim Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë nga pandemia globale Covid-19, ku edhe u bë e ditur se xhamitë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, pavarësisht që gjendemi në muajin Ramazan.

    Madje edhe për Festën e Fitës Bajramit, e cila do të festohet më 24 maj.

    Në komunikatën e BIK-ut thuhet se myftiu i vendit, fillimisht ka falënderuar të gjithë besimtarët myslimanë për mirëkuptimin që kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe, duke respektuar, në rend të parë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me ato të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, por në veçanti edhe vendimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

    “Për Bashkësinë Islame të Kosovës ka qenë tejet e vështirë pezullimi i faljeve me xhemat i namazeve ditore dhe tubimeve tjera”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës, në ditët e fundit ka qenë mjaft aktive me kontakte të vazhdueshme që të paktën në 10 netëshin e fundit të muajit të Ramazanit të hapen xhamitë, por gjatë bisedës së sotme me ministrin në detyrë, Arben Vitinë, u bë e ditur se një veprim i tillë është me rrezikshmëri të lartë dhe kësisoj shëndeti i besimtarëve është primar dhe tejet i rëndësishëm.

    Në anën tjetër, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka falënderuar besimtarët për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe vendimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

    “Planet e institucioneve shëndetësore janë prishur gjatë katër ditëve të fundit ku numri i rasteve të reja me ‘Covid – 19’ është rritur dhe si e tillë gjendja vazhdon të jetë e pasigurt”, tha Vitia.

    Po ashtu, ai u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë rekomandimet në maksimum në mënyrë që të mos ketë valë të re epidemiologjike.

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u dakorduan që të jenë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me situatën e krijuar në vend nga pandemia, ndërsa së bashku u uruan agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.