×
  • Sport
  • Sport

    Xavi s’e ka në plane, Barça e nxjerr në merkato, shoku i Messit drejt Serie A

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Xavi nuk e ka më në planet e së ardhmes, Barcelona po mendon ta shesë dhe Juventusi është gati të përfitojë. Flasim për Jordi Albën, i cili ka nisur sezonin e 11-të në “Camp Nou”. Anësori i majtë, një nga miqtë më mirë të Lionel Messit, po aktivizohet fare pak këtë sezon.

    Trajneri i ka dhuruar vetëm 216 minuta mes kampionatit dhe La Liga-s. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2014, por katalanasja Sport.es thekson se largimi i Jordi Albës mund të ndodhë në fund të këtij sezoni.

    E ardhmja mund të jetë Serie A, aty ku Juventusi dhe Max Allegri janë gati ta mirëpresin krahëhapur 33-vjeçarin spanjoll, i cili ka fituar 15 trofe me fanellën e Barcelonës. Nga ana tjetër, klubi iberik ka piketuar një kolumbian në linjën e majtë. Ai është Daniel Ruiz Rivera.

    21-vjeçari (mesfushor dhe sulmues i majtë) është pjesë e Millonarios dhe drejtuesit e Barcelonës e ndjekin prej kohësh. Por, ata duhet të fitojnë rivalitetin me Manchester City dhe Benfikën, të cilët dërguan emisarët e tyre për ta ndjekur nga afër në finalen e Kupës së Kolumbisë (Junior-Millonarios 1-0)./SS/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.