×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Veprimet e Thaçit i detyruan prokurorët e Hagës ta publikojnë aktpadinë

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Analisti Bodo Weber ka thënë se aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dashur të parandalojë ndonjë pazar në negociatat e ndërmjetësuar nga Richard Grenell.

    Weber për Deutsche Welle tha se vendimi i jashtëzakonshëm i prokurorëve për ta publikuar aktpadinë paraprake, para se të merrte vendim gjykata, ka të bëjë me veprimet e presidentit.

    Deutsche welle: Vetëm disa ditë para fillimit të negociatave në Uashington, prokurori special në Hagë lëshon aktpadi kundër Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së. Përse me kaq nxitim?

    Weber: Po të kemi parasysh përpjekjet e presidentit Thaçi në tre vitet e kaluara për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë – duke privatizuar qëndrimin negociues të palës kosovare, këmbënguljen për ta futur Kosovën në një marrëveshje të rrezikshme për ndryshim territoresh – dhe se këto ai i ka bërë për të shpëtuar nga padia e Gjykatës Speciale, atëherë ishte e qartë që Thaçi një ditë do të thirrej nga kjo gjykatë. Vendimi i jashtëzakonshëm i prokurorëve për ta publikuar aktpadinë paraprake, para se të merrte vendim gjykata, ka të bëjë me këto veprime të presidentit. Fakti që prokurorët zgjodhën këtë ditë, dëshmon për frikën e tyre për ndonjë pazar të mundshëm në negociatat që do të bëheshin të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht nëse ky shqetësim ishte i bazuar apo jo.

    Deutsche Ëelle: Mos do të thotë kjo se Prokuroria Speciale, ndryshe nga çfarë spekulohet në rajon nuk e lë veten të ndikohet nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

    Ëeber: Pikërisht, vitin e kaluar, në kontekstin e dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm Haradinaj, që të merrej në pyetje nga prokurorët e Hagës, pati shumë spekulime, madje dhe ndër qarqet qeveritare evropiane se a ndikohet gjykata e Hagës nga administrata e Trumpit, pasi Haradinaj ishte kundër mbështetjes së marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve. Hapi i tanishëm i prokurorëve, sado i pazakontë që është, vërteton pikërisht pavarësinë e Hagës, pasi është në kundërshtim me interesat e administratës Trump. Ky vendim po kritikohet si “politik” nga elitat politike në Kosovë, por edhe nëse ky vendim është deri diku politik, ai u detyrua nga veprimet e Presidentit Thaçi dhe mbështetësit e tij brenda dhe jashtë Kosovës, dhe nuk është dëshmi se kjo Gjykatë është politike. Me gjithë pavendosmërinë e e politikës perëndimore ndaj çështjes së përpunimit të krimeve të luftës në rajon, produkt i së cilës është ngritja e Gjykatës Speciale.

    Deutsche Ëelle: Një spekulim tjetër, që qarkullon në rajon është frika se mos pas këtij hapi të nxituar qëndron një plan për të përshpejtuar procesin e gjykimit të Thaçit dhe krerëve të tij, në mënyrë që të dalë nga Gjykata i pastruar si figurë.

    Ëeber: Unë nuk e shoh kështu. Para së gjithash, janë aktivitetet e administratës Trump, dhe të dërguarit të tij, Grenell, që cenohen nga kjo bërje publike. Meqenëse Uashingtoni është mbështetur tek Presidenti Thaçi më shumë se BE-ja, më duket se pala amerikane në konkurrencën transatlantike për dialogun është më e dëmtuar sesa BE.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.