×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, mundësi për publicitet për Grenellin e shefin e tij

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber,  thotë se nga takimi që zhvillohet sot në Washington, pret jo më shumë se vetëm marrëveshje ekonomike. Madje, këtë takim e ka quajtur tejet jotransparent nga ana e Washingtonit, siç shprehet ai, të përgatitur nga Grenelli.

    E ka vlerësuar takimin si mundësi të Grenellit, vetëm për publicitet për të dhe ‘shefin e tij’ (Donald Trump).

    “Në rastin më të mirë, marrëveshje ekonomike. Jo sepse z. Grenell – siç ka thënë ai disa ditë më parë në bisedë me media – mund të jetë apo jo i bindur që negociatat për ekonominë janë qasja më e mirë, por sepse ai duket të ketë kuptuar më në fund se teksa koha po i mbaron para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, një apo disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jenë mundësia më e mirë, apo e vetmja, në fakt, për publicitet për të dhe për shefin e tij”, shprehet Weber.

    Përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u shpreh se vetëm çështjet ekonomike do të jenë në tryezë në Washington të enjten.

    “Të enjten do të ketë çështje ekskluzive ekonomike në tryezë dhe unë pajtohem me presidentin Aleksandër Vuçiq se askush nuk e di se cilat çështje tjera do të diskutohen”, u shpreh Grenelli në një bisedë me media të martën, duke shtuar se çdo çështje që diskutohet në takimin që mbahet sot, varet nga palët pjesëmarrëse.

    Dje në një përgjigje për KOHËN, një zyrtar në qeverinë gjermane të kancelares Angela Merkel, tha se nuk mund t’i komentojnë diskutimet në Washington, meqenëse, kohët e fundit ka pasur mospajtime mes Gjermanisë e SHBA-së. Por Gjermania thotë se e mbështet fuqishëm një dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja.

    “Qeveria federale gjermane vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi mbetet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’u shërbente popullatave në të dy vendet dhe do të kontribuonte në stabilitetin në rajon. SHBA-ja është një partner i rëndësishëm kur bëhet fjalë për mbështetjen e stabilitetit në Ballkan. Por ju lutem të na kuptoni që nuk mund të komentojmë mbi diskutimet e ardhshme në SHBA”, tha në një përgjigje një zyrtar gjerman.

    Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikë të demokratizimit nga Berlini, shtoi tutje se për dallim prej deklaratave këmbëngulëse të Grenellit se po koordinon aktivitetet e tij me BE-në, me këshilltarët e kancelares gjermane Merkel dhe ata të presidentit francez Macron, kjo është shumë larg realitetit.

    “Sepse, në radhë të parë, qasja Amerika e para/Trump i pari e z. Grenell dhe e administratës përjashton çfarëdo bashkëpunimi të mirëfilltë. Por, të paktën ne duhet të kemi një shkëmbim bazik të informatave tani, dhe një pengim, dhe provokim, më pak të hapur ndaj BE-së nga z. Grenell, sesa para verës. Duke u bazuar në këtë, duket relativisht e arsyeshme për Berlinin që t’i shmanget çfarëdo komentimi publik për takimin ende tejet jotransparent të Washingtonit, të përgatitur nga Grenell”, shprehet Weber.

    Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojnë të enjten (sot) në Washington.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.