×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Qeveria Hoti ka dështuar në aspektin e rimëkëmbjes

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Për Lëvizjen Vetëvendosje, Qeveria “Hoti”, ka dështuar edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.

    Yllëza Hoti, deputete e kësaj parti ka thënë për Front Online, se kjo Qeveri në përgjithësi nuk ka pasur rezultate të mira.

    “Në përgjithësi qeverisja nuk është se ka pasur ndonjë rezultat të mirë të cilin munden edhe ata me e nda, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri tash tek pamundësia e kalimit të Pakos për Rimëkëmbje, apo pamundësia e tyre për të implementuar Pakon e Rimëkëmbjes dhe masat që i kanë paraparë, tregon shumë për brishtësinë e kësaj Qeverie”, ka thënë ajo.

    Një ndër pikat ndaj të cilat deputetja e VV-së shprehu kritika, është ajo për mosarritjen e implementimit të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    “Nëse ndalemi tek Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike, specifikisht po vërehet shumë edhe në opinion që kjo Qeveri dhe ministrat zakonisht po mundohen me bart fajin tek opozita për faktin që nuk po i`u kalon Ligji, por diçka që dua të bëj të qartë dhe që po mundohemi gjatë tërë kohës me e nda me publikun është që Pakoja e Rimëkëmbjes është planifikuar për 365 milion euro teksa Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i cili është temë shumë e madhe e diskutimit këtyre ditëve është vetëm 42.3 milionë euro. Zbatimi kushton vetëm aq. Kjo i bie që është vetëm 11% e Pakos dhe diku 90% e Pakos mundet me u implementuar  pa u kaluar ky Ligj”, ka thënë Hoti..

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë....
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia,...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale. Lufta me flakët ka qenë heroike,...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës në Gjilan ka intensifikuar masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik, ku kanë konfiskuar 20 motoçikleta dhe shqiptuar gjoba...
    Lajme13 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar emërimin e anëtarit të VV-së Mentor Hysenit, si drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë...
    Sport13 Gusht 2025
    Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, e ka publikuar renditjen e re. Sipas kësaj rangliste, Superliga e Kosovës është e 37-ta në Evropë....
    Lajme13 Gusht 2025
    I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, të arrestuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit....
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas emërimit të Mentor Hyseni drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës. Ajo ka thënë se...
    Lajme13 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, pritet të jetë sërish kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit. Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.