×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Marrëveshja për t’i dhënë Malit të Zi territor, parapërgatitje për ndarje

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, që Vetëvendosje e vlerëson “marrëveshje për falje të territorit”, është parapërgatitje për ndarje të Kosovës.

    Kështu tha deputeti Liburn Aliu në një konferencë të thirrur nga VV-ja të mërkurën, në përvjetorin e pestë të kësaj marrëveshje.

    “Nënshkrimi i marrëveshjes e sjell pyetjen logjike për atë që ndodhi në Vjenë më 25 gusht 2018, ku moderatori iu drejtua (presidentit) Thaçit se a je i gatshëm të japësh territor për marrëveshje dhe Thaçi tha ‘po’. Marrëveshja për t’i dhënë Malit të Zi territor është përgatitje e terrenit për ndarje. Gënjeshtër tjetër që përcolli këtë marrëveshje është liberalizimi i vizave. Është kërkuar që të mos miratohet kjo marrëveshje sepse nuk kishte garanci për liberalizim të vizave. Me PAN-in, liberalizimi vetëm sa na u largua. Ne vazhdojmë të jemi të bindur se vazhdojnë përpjekjet për rrudhje të territorit të Kosovës dhe kjo marrëveshje ishte inkurajim për vendet tjera dhe Serbinë”, ka thënë Aliu.

    Ai përsëriti kërkesën e VV-së, që sipas saj është edhe zgjidhja e vetme në këtë kohë krize.

    ”Vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, shtoi Aliu.

    Kurse deputeti Shpejtim Bulliqi ka thënë se në vend të demarkimit ka ndodhur delimitimi.

    “Në vend që të ruhen kufijtë administrativë të Kosovës në Jugosllavi, komisioni i Murat Mehës është ulur dhe ka bërë delimitim dhe jo demarkim të kufirit. Ish-komisioni është marrë vesh me malazezët që të vendoset kufiri mbi kriterin e kadastrit. Në vend të demarkimit ka ndodhë delimitimi dhe caktimi i një pike të re kufiri”, ka thënë ai.

    Ai tutje ka shtuar se komisioni ynë nuk ka pasur fatin që t’i krijohen kushtet që të ulet me palën malazeze dhe t’i paraqesin gabimet që kanë ndodhur.

    “Tashmë qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimin për komisionin. Është keq që vendi tash është pa komision dhe do të presim se si do të veprojë Qeveria. Priten probleme që të ndodhin në demarkimin me Serbinë. Nëse shkohet edhe me Serbinë sikur me Malin e Zi, pasojat do të jenë të mëdha. Çdo hapje e temave për korrigjim të kufirit do të ketë pasoja të mëdha”, ka thënë Bulliqi.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, refuzoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve për refuzimin e ftesës nga ana e Lidhjes Demokratike të...
    Lajme09 Prill 2025
    Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni nga Istogu, Ylber Blakaj. Me 2 prill, multimilioneri nga Istogu, Ylber Blakaj...
    Lajme09 Prill 2025
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për media nga ora 11:00. Në njoftim thuhet...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe ndër...
    Lajme09 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit,...
    Lajme09 Prill 2025
    “Nuk e prisja që të zgjaste kaq shumë, veçanërisht faza para-gjyqësore. Jam i bindur se kjo po ndodh sepse është në interesin...
    Lajme09 Prill 2025
    LVV-ja më në fund e pranoi pamundësinë e formimit të qeverisë së re pa e gjetur një partner nga ana e opozitarëve,...
    Lajme09 Prill 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për ndonjë...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone. Kreu i Shtetit, pasi e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.