×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    VV kritikon Qeverinë Hoti në njëmujorin e votimit të saj

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku, kanë mbajtur sot një konferencë për media ku e kanë kritikuar Qeverinë Hoti në njëmujorin e themelimit të saj.

    Nagavci ka thënë se Qeveria Hoti është e varur nga Lista Serbe dhe se Kosova nuk mund të trajtohet e barabartë në dialog me Serbinë nëse hyn në të me kushte të pabarabarta.

    “Kjo konferencë është thirrur në ditën që është bërë një muaj prej se është votuar kjo qeveri jolegjitime. Sot një muaj u votua kjo qeveri që e përjashton fituesin e zgjedhjeve. Sot kjo qeveri ka 59 vota në Kuvend; ndërsa 2 vota të kontestuara i ka në procedurë të Kushtetueses”.

    “Kjo qeveri e faktorizoi Listën Serbe. Kjo qeveri e krijuar për t’i shërbyer Thaçit u mundësua nga ky i fundit duke trokitur nëpër dyert të deputetëve pas mesnatës”.

    “Një ndër vendimet e para e Hotit ishte heqja e reciprocitetit, pra vullnetarisht u heq dorë nga mundësia për të qenë palë e barabartë”.

    “Derisa Kosova vazhdon të bëjë lëshime karshi Serbisë, kjo e fundit nuk e ndërpret fushatën për ç’njohje ndaj Kosovës”.

    “Hyrja në dialog me kushte të pabarabarta, nuk mund ta nxjerrë Kosovën si të barabartë. Qytetarët nuk kanë votuar për nënshtrim ndaj Serbisë”.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/204356067511435/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.