12:55 | 27 Gusht 2020
Lëvizja Vetëvendosje po thonë se kanë ende vija të kuqe për PDK’në e Kadri Veselit, ani pse këtij subjekti tashmë ia kanë kërkuar votat për mocionin që mund ta çojë në shtëpi Qeverinë Hoti.
Anëtarja e kryesisë së LVV’së, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se vijat e kuqe ende nuk i kanë hequr për Partinë Demokratike.
Ajo thotë se me këtë subjekt nuk do të bënin koalicion.
“Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, thotë Haxhiu, duke shtuar se kjo parti fillimisht duhet të reformohet për të bashkëpunuar me LVV’në.
“VV-ja ka vija të kuqe me PDK-në deri atëherë kur kjo parti të reformohet”, është shprehur ajo në Kanal10.
Haxhiu ka shtuar se me PDK-në mund të bashkëpunohet vetëm në mbledhjen e nënshkrimeve për mocion ndaj Qeverisë Hoti.

Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
Sponsoruar
Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023