×
  • Lajme
  • Lajme

    VV i reagon Presidentit Trump, qasjen e tij e konsideron “rehabilituese ndaj krimineleve te luftës”

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Presidenti Trump konsideron se ka vendosur paqen mes Kosovës dhe Serbisë “që luftojnë njëra tjetrën ndër shekuj”. LVV’ja konsideron se qasja e Trumpit në një deklaratë të tij, gjatë fushtës zgjedhore për president të SHBA’së, është rehabilituese ndaj kriminelët e luftës në Kosovë.

    Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, është gabim të besohet lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtja e lashtë mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu i kanë reaguar një deklarate të presidentit amerikan, Donald Trump, që foli për ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë, që, sipas tij, u bë me arritjen e marrvveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

    “Me këtë qasje rehabilituese të kriminelëve të luftës, nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë. Paqja vendoset kur dënohen e çarmatosen fajtorët e kur ShBA mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e Kosovës, siç ka bërë gjithnjë. Paqja vendoset kur Serbia e njeh Kosovën e pavarur dhe ballafaqohet me të kaluarën e saj. Jo kur rehabilitohen ish bashkëpunëtorët e Milosheviqit që bënë agresion e kryen gjenocid”.

    Reagimi i plotë i LVV’së:

    Dje dëgjuam presidentin e ShBA-ve të flasë në një tubim elektoral për “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”, që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës, “për shekuj me radhë”.

    Besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviqit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës. Po ashtu, ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua “prej qytetarëve”, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese. Këtë temë e shtjellon historiani Noel Malcolm, “Kosova – Një histori e shkurtër”, i cili tash e dy dekada është bërë lektyrë për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë, dhe mendojmë se duhet të lexohet edhe prej diplomatëve e këshilltarëve të presidentit që merren me çështjen e Kosovës e atë të Serbisë. Nëse lufta në Kosovë do të kishte qenë e karakterit etnik, pra dallimi etnik na paska shkaktuar konfliktin, atëherë kurrë nuk do të intervenonte NATO dhe Milosheviqi nuk do të mund të konsiderohej përgjegjës prej vetë ShBA-ve, NATO-s, OKB-së, e vendeve kryesore demokratike të botës. E vërteta është që prapa krimeve e masakrave qëndronte një aparat shtetëror gjenocidal (i cili më herët kishte sulmuar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë), kurse në anën tjetër populli shqiptar i pambrojtur në Kosovë, që u vetëmbrojt. NATO nuk mund të qëndronte duarkryq teksa Srebrenica po përsëritej në Kosovë.

    Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Serbia ka ushtrinë më të armatosur dhe buxhetin më të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe blen armë prej Perëndimit, por ç’është më e keqja, vazhdimisht blen prej Rusisë, e së fundi u bë vendi i parë evropian që blen sisteme armatimi prej Kinës. Ndërsa Kosova, e cila ka partner të vetëm gjeopolitik perëndimin, ShBA e NATO, ka një ushtri minimale, nuk ka as armatim të rëndë e as buxhet të mjaftueshëm. Si mund ta rrezikojë Kosova e varfër dhe e çarmatosur Serbinë? Është Serbia ajo që ka pretendime në Kosovë, dhe armatimi i saj ofensiv nuk ka për synim vendet e largëta të botës, por pikërisht vendet fqinje e në radhë të parë Kosovën.

    Me këtë qasje rehabilituese të kriminelëve të luftës, nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë. Paqja vendoset kur dënohen e çarmatosen fajtorët e kur ShBA mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e Kosovës, siç ka bërë gjithnjë. Paqja vendoset kur Serbia e njeh Kosovën e pavarur dhe ballafaqohet me të kaluarën e saj. Jo kur rehabilitohen ish bashkëpunëtorët e Milosheviqit që bënë agresion e kryen gjenocid.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me problemin e mbeturinave në Prishtinë, duke kritikuar kryetarin e...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz. Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në...
    Lajme17 Maj 2025
    Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih Demaku dhe Driton Musli Demaku. Në një postim në...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Marketing të Veshmbathjes (KAMA) shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ishte e pranishme në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik që po mbahet në Tiranë. Linda komentoi...
    Lajme17 Maj 2025
    Ushtarët bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar stërvitje me qitje reale...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë...
    Vip17 Maj 2025
    Që pas fitores së Festivalit të RTSH, emri i saj ka fituar shumë popullaritet. Beatriçe Gjergji, përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, duke marrë...
    Sport17 Maj 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka reaguar pas përfundimit të sezonit të La Ligas, duke pranuar se Barcelona e ka merituar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.