Komuna e Vushtrrisë edhe më tej vazhdon të ketë të infektuar me Covid-19, të cilëve edhe u është rekomanduar të qëndrojnë në vetizolim.
Por, njejtë nuk ka vepruar një i infektuar, derisa ka dalë jashtë shtëpisë, njofton Policia e Kosovës.
“Njësiti policor ka shkuar në lokacionin e personit mashkull kosovar i cili është pozitiv me Covid -19 ku i njëjti nuk është hasur në shtëpi sipas rekomandimeve por ka dalë në qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj te dyshuarit iniciohet rasti si më lart”, thuhet në raportin e PK-së.