Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të mërkurën ka ndarë lajmin se Vushtrria është bërë pjesë e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.
Idrizi, ka thënë se ky anëtarësim është një hap shumë i rëndësishëm për bashkëpunim rajonal.
“Vushtrria u bë anëtare e Unionit duke marrë përkrahjen e të gjitha Bashkive dhe Komunave, për çka i falënderoj të gjithë kryetarët për mbështetjen”, ka thënë Idrizi.
Postimi i plotë: