×
  • Lajme
  • Lajme

    Vullnetarët që kryen mision human gjatë karantinës në Kosovë rrëfejnë vështirësitë gjatë pandemisë

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Kosova në fillim të marsit sikurse edhe shtetet e tjera, po ballafaqohej me një “luftë të padukshme”. Qindra të rinj kosovarë treguan se janë të gatshëm të jenë në krye të një misioni human. Të bëjnë punë vullnetare.

    Gent Jakupi nga Peja, me profesion mjek dhe Miranda Veselit nga Gjilani, me profesion floktare, ishin ndër të parët që nisën punën e vullnetarëve, qysh në ditët e para kur Kosova u përball me rastet me Covid-19.

    Genti, iu bashkua grupit të vullnetarëve, të cilët shërbyen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila në muajt e parë të pandemisë u shndërrua në karantinë. Derisa Miranda ndihmoi familjet në nevojë, duke i raportuar dhe siguruar për ta gjëra bazike për jetesë. Kryesisht ushqim e veshmbathje.

    Në një rrëfim për Gazetën Insajderi, Genti dhe Miranda thonë se ndonëse punuan për orë të tëra gjatë atyre ditëve, ndiheshin të përmbushur që ishin pjesë e këtij misioni human.

    Genti, 25 vjeçar merrej me kontrollimin e njerëzve që dyshoheshin se ishin të infektuar me koroanvirus dhe izoloheshin për 14 ditë në Qendrën Studentore. Genti çdo ditë u mate temperaturën, u përcillte gjendjen nëse kishin ndonjë simptomë apo sëmundje tjetër.

    “Kam qenë i angazhuar si vullnetar prej datës 20 mars. Përgjatë viteve të studimeve jam përgatit për me i ndihmu të tjerët, dhe kur ndodhi pandemia thashë me vete ky është momenti me tregu vetën”, tha Genti.

    Fillimet si vullnetar ishin të vështira për të, pasi që ishin grupi i vogël prej vetëm 10 personash dhe punonin pa pushim.

    “Ka pasur ditë ku nuk ka pas shumë obligime por ka pas edhe ditë kur kemi qëndruar prej mëngjesit deri 2-3 natës duke ndihmu. Tri javët e para nuk kemi pushuar thuajse fare është fjala për fillim ku kemi qenë veç 10 persona”, rrëfen Genti.

    Gjatë punës vullnetare në konviktin e shndërruar në karantinë, rasti më i rëndë për Gentin ishte dita ku Agon Musliut, 26 vjeçar ishte hedhur nga kati i pestë i konvikteve. Ai thotë se në ditën që u karantinua Agon Musliu ishte prezentë në pranimin e tij.

    “Rasti i të ndjerit Agon Musliu, ka qenë shumë i rëndë për neve si vullnetarë, gjatë gjithë kohës e sidomos në atë ditë ka qenë një atmosferë e zymtë, mundem me thënë që ka qenë ndër momentet më të vështira. Për neve moment i vështirë ka qenë edhe kur komisioni parlamentar na kanë marrë në pyetje, dhe ka pasur pyetjet jo etike drejtuar ndaj neve në lidhje me rastin e Agonit”, thotë 25 vjeçari.

    Ai tregon se shpesh vullnetarët aty janë ofenduar e sharë nga qytetarët që duhej të karantinoheshin. Pavarësisht kësaj ai thotë se nuk janë ndalur, pasi që ka pasur edhe “persona që kanë qenë shumë falënderues na kanë uruar vazhdimisht dhe kjo është ndjenjë e mirë”.

    “Ka pasë raste kur na kanë thënë qa po mundoheni, çka po i jepni kaq shumë zorr nuk keni me u pagu, por ne si vullnetarë se kemi mendu këta hiç”, thotë ai.

    Miranda, 23-vjeçare tha se çdo ditë puna e saj niste me evidentimin e rasteve e familjeve me nevojë, dhe raportimi i tyre për të kërkuar ndihmë.

    “Unë jam bërë pjesë e grupit të vullnetarëve #vullnnetarëtcovid19, që nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë. E kam ditur që shumë njerëz në Gjilan por edhe në vende të tjera jetojnë në kushte të vështira dhe kam pasur dëshirë për të iu ndihmuar”, thotë Miranda për Insajderin.

    Ajo thotë se çdo raportim për rastet sociale, ka qenë i vështirë për të.

    “Njerëz të cilët nuk kishin as kulm mbi kokë e as për të ngrënë, derisa pandemia po bënte kërdi ku ka më vështirë se t`i shohësh nga afër këto raste”, tha ajo.

    Miranda kujton se në një rast është ndjerë tepër e lumtur se menjëherë pas raportimit për rastin e një familje 8 anëtarëshe njerëzit vullnet mirë kanë ndihmuar.

    “Një rast që më ka bërë të ndihem mirë është rasti i një familje me 8 anëtarë, të cilët kanë jetuar në kushte shumë të vështira dhe pas postimit tim u janë siguruar mobilet për shtëpi, rrobalarësja dhe pako ushqimore”, rrëfen ajo.

    Të dy këta vullnetar Genti e Miranda, ishin në kontakt me njerëz të shumtë dhe rreziku që të infektoheshin me Covid-19 ishte i pranishëm në çdo moment. Edhe familjarët e tyre hezituan që ata të jenë pjesë e këtij misioni për shkak frikës nga infektimi.

    “Sigurisht që e kam pasur parasysh edhe rrezikun nga pandemia por jam munduar të kem kujdes dhe t’i respektoj masat për mbrojtje nga Covid”, thotë Miranda derisa potencon së dëshirën për t’i ndihmuar të tjerët e kishte më të madhe se frikën nga infektimi.

    “Sa i përket frikës nuk më ka ra mend hiç. Në një anë e dijshëm se jemi më të ri dhe më të mbrojtur prej këtij virusi”, tha Genti, derisa thekson se prindërit vazhdimisht e pyesnin nëse është i sigurt që do ta bëjë këtë punë.

    “Ata janë frikësuar shumë që mund të infektohem nga Covid-i. Po ashtu edhe unë e kisha atë frikën se mund të infektohem e pastaj t’i infektojë edhe ata”, rrëfen Genti

    Fatmirësisht as Miranda e as Genti nuk u infektuan nga Covid-19 përgjatë punës së tyre si vullnetarë. Në fund të këtij rrëfimi për Insajderin, të dy ata patën një thirrje për të tjerët.

    “Të gjithë ata që kanë veç pak kohë dhe mundësi që të angazhohen për të bërë punë vullnetare, bëjeni, sepse s’ka ndjenjë më të mirë se t’i shikosh fytyrat e atyre që ju ofrohet ndihmë”, tha Miranda.

    “Një apel për doktorët e rinj dhe studentët e mjekësisë, ndihmoni në çfarëdo mënyre se përveç se është një gjë shumë e mirë për komunitetin është e mirë edhe për ta, që ta marrin një përvojë të mirë e të vyeshme”, tha Genti.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.