×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi takohet me Lajçakun: Çdo herë e më pak hapësirë për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

    Vuçiq tha se me Lajçakun folën për sfidat, sipas tij në rritje, pozitën e popullit serb dhe ngjarjet në Kosovë.

    “Tjetër bisedë e hapur dhe konkrete me Lajçakun për sfidat në rritje, pozitën e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe hapësirën gjithnjë e më pak për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”.

    “E ritheksova se Serbia me këmbëngulje vazhdon të bëjë një politikë të përgjegjshme dhe serioze të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, por gjithashtu theksova se për ne nuk ka asnjë tërheqje apo kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e popullit tonë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, shkroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, ai e quajti Lajçakun “partner i yni i vjetër”, për të cilin tha se “di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin, vendin dhe të vërtetën e saj”.

    “Atdhe tjetër nuk kemi dhe nuk mund të marrim rrugë tjetër”, tha ai.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Kronika30 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin Komogllav të Ferizajt, duke vjedhur libra si...
    Lajme30 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.