Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, nesër do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin e organizuara nga Robert O’Brien dhe Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë .
Siç ka njoftuar zyra e Vuçiqit, presidenti serb do të qëndrojë për dy ditë në Washington për të marrë pjesë në diskutimet për çështje ekonomike të cilat do të nisin nga nesër.
Se takimet në mes të Kosovës dhe Serbisë do të fillojnë që nga nesër e ka konfirmuar mbrëmë një këshilltar i presidentit Trump në një diskutim me mediat.
Ai ka thënë se në Washington do të diskutohet vetëm për çështje ekonomike duke mos përjashtuar mundësinë e diskutimit edhe të çështjeve të tjera.