×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq i shkruan OKB-së, i ankohet për Kosovën

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Me rastin e shënimit të 75 vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti serb , Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij, deklaroi se Serbia është “plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”, shkruan rel

    Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, po mbahet online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Vuçiq gjithashtu tha se “vendimi i njëanshëm i Prishtinës për të shpallur pavarësinë ka rrezikuar seriozisht sigurinë e Serbisë dhe të gjithë rajonit”.

    Presidenti serb në vazhdimësi gjatë viteve të fundit ka folur për një zgjidhje kompromisi për Kosovën mirëpo pa dhënë detaje se çfarë parasheh ajo.

    Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

    Ndërkohë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është ripërtërirë më 16 korrik. Kryeministri Hoti, dhe presidenti Vuçiq, janë takuar për herë të dytë më 7 shtator.

    Me këtë rast, sipas deklaratave të të dyja palëve, janë hapur temat për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore, ndërkaq janë harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjen e të pagjeturve, personave të zhvendosur, si dhe për bashkëpunimin ekonomik.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.