Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se do të refuzojë të takohet me presidentin amerikan Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Washington dhe se në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”, shkruan nedeljnik.rs.
“Nëse do të më ofrohet një takim bilateral me presidentin e SHBA’së unë do të jem presidenti i parë i Serbisë që do të refuzojë”, ka thënë Vuçiq, teksa është pyetur nëse do t’i kërkohet njohja e Kosovës nga Amerika.
Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”.
Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet.