×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vritet një kosovar në Zvicër, plagosen gruaja dhe e bija

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Në mëngjesin e të enjtes, si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut, ka vdekur një burrë dhe janë plagosur dy gra

    Policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit i është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Wollishofen.

    Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili sipas 20minuten.ch është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.
    Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital.

    Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar tek ai, transmeton albinfo.ch. : “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”. Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë: “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.

    Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.

    B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, përcjell albinfo.ch. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “. Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.

    Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta, transmeton albinfo.ch. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.