×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrajolli thotë se dha dorëheqje nga Trepça pas presionit nga Qeveria

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Ish-kryeshefi i ndërmarrjes Trepça, Hysen Vrajolli, i cili dha dorëheqje të enjten nga kjo pozitë, ka thënë se deri tek ky vendim erdhi pas presioneve të shumta nga Qeveria. Pagat e minatorëve, Vrajolli thotë se u kushtëzuan me dorëheqjen e tij.

    Në prill të këtij viti, Hysen Vrajolli, inxhinier me përvojë 36 vjeçare në miniera, erdhi në krye të ndërmarrjes Trepça si ushtrues detyre.

    Mirëpo, Vrajolli pas rreth 7 muaj ka dhënë dorëheqje. Mëngjesin e së enjtes, në kohën kur minatorët ishin në grevë duke kërkuar pagën e tetorit, ai njoftoi për këtë vendim, për të cilin thotë se kishte presion. Pagat e punëtorëve, ai thotë se u kushtëzuan me dorëheqjen e tij.

    “Pasi që të hënën unë nuk dhashë dorëheqje ose nuk më shkarkoj bordi, na i hoqën 1 milion euro dhe thanë nuk i keni 1.1 milionë euro, por i keni 1 milion euro. Pyeta në ministri, ministria tha nuk ekzekutohen paret brenda javës. Punëtorët e dëgjuan këtë dhe e kuptuan që nuk po i marrin pagat, shkuan në grevë dhe unë e kuptova që pa dhënë dorëheqje pagat nuk dalin, unë dhashë dorëheqje dje në mëngjes dhe pagat dolën në ora 16:00”, deklaroi Hysen Vrajolli.

    Ish-kryeshefi vlerëson se e gjithë kjo situatë u krijua, në mënyrë që në vend të tij Qeveria ta sjellë dikë që u shkon për shtati interesave të tyre.

    “Trysnia ka qenë evidente, ka qenë edhe para mediave. Ka qenë një kualifikim për menaxhim jo të mirë edhe pse nuk kemi diskutuar për menaxhim kurrë nuk kam pasur asnjë vërejtje sa i përket menaxhimit. Kur doli ajo për një minutë, kjo ka qenë një formë e linçimit dhe e shantazhit, për me dhënë dorëheqje. Këtë e kam bërë me shumë kënaqësi po them”, thotë Vrajolli, përcjell Telegrafi.

    60 vjeçari tregon se kishin një plan për ta shpëtuar Trepçën nga kriza.

    “E kemi rritur prodhimin për 28 përqind dhe i kemi ulur shpenzimet për 60 përqind. Kjo ka qenë suksesi jonë”, shton më tej Vrajolli.

    Bordi i përkohshëm kombinatit metalurgjik emëroi si ushtrues detyre të kryeshefit, inxhinierin e ri Enes Muzaqi. Muzaqi para se të vinte në këtë pozitë, ishte drejtor i hulumtimit në Trepçë. Ai u zgjodh me votë unanime.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.