×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Votimet midis virusit e protestave, kthejnë sytë e Rusisë dhe Perëndimit kah Mali i Zi

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Midis tensioneve rreth një ligji mbi lokalitetet fetare dhe betejës kundër pandemisë së koronavirusit, Republika e vogël ballkanike e Malit të Zi do të mbajë të dielën votimet, që mund të kenë implikime të konsiderueshme gjeopolitike në rajonin që ndodhet në epiqendër të një beteje ndikimi midis Rusisë dhe Perëndimit.

    Në procesin për zgjedhjen e përbërjes së re të Parlamentit, presidenti i kahershëm, Millo Gjukanoviq, dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve, me qëndrime të theksuara pro-perëndimore, do të luftojnë për mbijetesë politike, shkruan Foreign Policy.

    Krejt kjo derisa vendi, përveç me pandeminë e koronavirusit, është mbërthyer muajt e fundit edhe nga protestat masive kundër qeverisjes së Gjukanoviqit, pikë së pari shkaku i miratimit të një ligji të kundërshtuar fetar që e nxiti zemërimin e zyrtarëve të Kishës Ortodokse serbe, transmeton KOHA.

    Si rrjedhojë, në rrezik gjatë këtyre zgjedhjeve do të jetë qeverisja e kahershme e burrit që e udhëhoqi Malin e Zi përgjatë shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitet ’90, dhe prishjes së unionit shtetëror me Serbinë më 2006. DPS-ja e tij ishte, po ashtu, qenësore në anëtarësimin e vendit në NATO më 2017 dhe ka mbikëqyrur gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për kualifikimin si anëtare e mundshme e Bashkimit Evropian. Por këto votime e vënë DPS-në karshi një opozite, të drejtuar kryesisht nga aleanca nacionaliste serbe “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, që kërkon marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë dhe që e ka përkrahjen e fuqishme të Kishës Ortodokse serbe.

    Protestat fetare me ngjyrime nacionaliste

    Liderët e opozitës dhe vëzhguesit e demokracisë dhe të drejtave kanë akuzuar prej kohësh Gjukanoviqin, i cili do të përballet me sfidën e rizgjedhjes më 2023, dhe DPS-në e tij për udhëheqjen e Malit të Zi përbrenda një gëzhoje të brendshme mbërthyer nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar.

    Ama, çështja më e rëndësishme dhe më e madhe në gjithë fushatën zgjedhore ka qenë ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar, i cili i lejoi shtetit që t’i konfiskojë disa prej aseteve fetare po qe se pronësia e tyre historike nuk mund të dëshmohet.

    Ligji ende duhet të hyjë në fuqi, si rrjedhojë e vonesave të shkaktuara kryesisht nga protestat e prira nga Kisha Ortodokse serbe dhe partitë e mbështetura nga Serbia.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund te sjellin...
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë. Sipas...
    Lajme28 Maj 2025
    Britania e Madhe pritet t’i kërkojë zyrtarisht Republikës së Kosovës që të pranojë migrantët që mbërrijnë ilegalisht në territorin britanik me varka...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të 22’ës me radhë në përpjekje për konstituimin...
    Lajme27 Maj 2025
    Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia....
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka thënë se tri orë është intervistuar ministri në detyrë Faton Peci, dhe...
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.