×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vonesa e liberalizimit të vizave, Mandl: E vlerësoj durimin që kanë qytetarët e Kosovë

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, ka riperseritur qëndrimet e tij karrshi Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Mandl tha se liberalizimin e vizave e meritojnë populli i Kosovës, pasi ka kohë që janë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

    Ai shtoi se vlerëson shumë durimin që kanë shumë njerëz në Kosovë, për tërë këtë pritje që të udhëtojnë pa viza drejt Evropës.

    “Unë jam duke punuar shumë në këtë çështje por ka edhe kolegë nga vende të ndryshme evropiane që janë duke punuar po ashtu shumë në këtë drejtim. Unë pothuajse kam humbur durimin dhe e vlerësoj durimin që kanë shumë njerëz në Kosovë sepse është stërzgjatur kjo çështje. Liberalizimin e vizave e meritojnë populli i Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”, u shpreh ai.

    Mandl theksoi ai vazhdimisht ka dhënë kontributin e tij për këtë çështje por shtoi se janë vetëm disa shtete anëtare të cilat akoma nuk janë bindur plotësisht për këtë gjë.

    “Pyetja juaj ishte se a do të ndodhë liberalizimi në vitin 2023. Nëse do të kisha ndonjë dëshirë, ajo do të ishte që kjo të ndodhte edhe më herët por unë nuk e di këtë. Unë mund ta jap kontributin tim vetëm në parlament pothuajse çdo ditë duke u munduar që t’i bind shtetet anëtare që të marrin vendime adekuate për Republikën e Kosovës”, deklaroi Mandl.

    Ai foli edhe për Ballkanin e Hapur.

    “Gjendjen pozitive në të cilën ndodhet sot Bashkimi Evropian e bëjnë ekonomia, shkëmbimi i shërbimeve dhe mallrave që do të thotë se kjo i ofron popujt në mes vete çdoherë e më shumë. Këtë e dëshiroj edhe për Ballkanin Perëndimor por duhet të ketë ndërveprim të vërtetë për përfitim reciprok”, tha ai për Telegrafi.

    I pyetur nëse Austria mbështet ose jo, iniciativën e Ballkanit të Hapur, Mandl theksoi se vendi i tij mbështet çdo gjë kur plotësohen kriteret e lartcekura që kanë të bëjnë me zhvillim të mirëfilltë biznesesh dhe marrëdhënie të mirëfillta ekonomike.

    “Do të thosha se Austria mbështet çdo gjë kur plotësohen kriteret e lartcekura që kanë të bëjnë me zhvillim të mirëfilltë biznesesh dhe marrëdhënie të mirëfillta ekonomike ku do të ketë gjithëpërfshirje, krijim vendesh të reja pune, rinia të ketë mundësi të mira për të ardhmen e tyre, e kjo do të vlerësohej shumë”, u shpreh Mandl.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.