×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Von der Leyen: SHBA të heqë ndalimet e hyrjes për qytetarët e BE-së

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqin me shpejtësi ndalimin e gjerë të hyrjes për qytetarët e unionit.

    “Ne këmbëngulim që rregulla të krahasueshme të zbatohen për mbërritjet në të dy anët”, tha Von der Leyen për median gjermane, RND.

    ”Situatat epidemiologjike në SHBA dhe BE janë shumë të ngjashme sot”, tha ajo.

    “Ne duhet ta zgjidhim këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne jemi në kontakt me miqtë tanë amerikanë”, theksoi ajo. “Nuk duhet të zvarritet për javë të tëra”, shtoi Von der Leyen.

    BE e vendosi SHBA-në në listën e vendeve të treta për të cilat kufizimet nuk do të zbatoheshin më në muajin qershor. Megjithatë, një ndalim i gjerë i hyrjes në SHBA vazhdon të zbatohet për njerëzit që udhëtojnë nga BE. Përjashtimet e vetme janë qytetarët amerikanë dhe disa grupe të tjera, siç janë të afërmit e ngushtë të qytetarëve amerikanë, diplomatët ose punonjësit e organizatave ndërkombëtare.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.