Dialogu i Serbisë me Kosovën mbetet një çështje e rëndësishme, tha sot me anë të një shënimi në Twitter presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
”Dialogu me Kosovën mbetet një çështje kyç”, shkroi i Twitter Von der Leyen.
Gjithashtu, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaron se “bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor dhe dialogu me Prishtinën kyç”.