×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Zgjedhja de jure s’garanton automatikisht legjitimitet (VIDEO)

    FrontOnline
    28 Maj 2023

    Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropain Viola von Cramon, pati një mesazh pas përfundimit të vizitës në veriun e Kosovës.

    Ajo tha se edhe pse kryetarët e komunave veriore të Kosovës janë të zgjedhur, ata sërish nuk kanë legjitimitet të hyjnë me forcë në objektet komunale.

    “Jam këtu tek Ura e Ibrit në Kosovë, që ndan jugun e Mitrovicës dhe veriun. E kam kaluar ditën në veriun e Mitrovicës, duke folur me përfaqësuesit e shoqërisë civile, opozitës, forcat policore, institucionet e tjera. Më duhet ta pranoj se është një situatë e tensionuar. Pamë shumë vetura dhe pjesëtarë të armatosur”, tha ajo.

    Von Cramon theksoi se duhet të gjenden zgjidhje të mençura për të ndëruar besimin mes qytetarëve.

    Sot gjatë ditës ajo pati në debat me policët e Kosovës në Zveçan.

    Ajo i pyeti ata se “Kush dreqin ju solli” dhe “Ku po e shihni rrezikun?”.

    Qasja e eurodeputetes ndaj policëve ka ngritur shqetësim në opinionin publik.

    Të premten në tri komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan pati një tentim nga ana e një numri të protestuesve serbë për t’i ndaluar hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të zgjedhur më 23 prill.

    Për këtë shkak është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.