×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ‘vetëm’ në formimin e partisë së re, edhe dy deputetë nga LDK-ja konfirmojnë qëndrimin në parti

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Deputetët e LDK-së të cilët ishin kundër rrëzimit të “Koalicioni të Shpresës” mes VV-së e LDK-së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala megjithatë nuk do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në iniciativën për një subjekt të ri politik.

    Deputetët Rexhepi e Shala thanë se do të vazhdojnë të mbesin në LDK.Vjosa Osmani e pakënaqur me hierarkinë e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas shkarkimit në qershor nga pozitat drejtuese në parti ka dhënë sinjale të qarta se do të vazhdojë ndaras LDK’së, rrugëtimin e saj politik pas 20 vjetësh si pjesë e saj.

    Osmani që ishte kandidate e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit do të provojë të sfidojë skenën politike me një parti të re.

    Emra të shumtë u përmenden se do të mund t’i bashkohen iniciativës së kryekuvendares Osmani, por shumica nga ta e demantuan një gjë të tillë, duke filluar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, më pastaj Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ish-anëtari i PSD’së,Dardan Sejdiu.

    Dy deputetët e LDK’së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala të cilët poashtu ishin përfolur se mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit për arsye të qëndrimeve të përfaërta në të kaluarën kur kishin votuar kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, megjithatë do të vazhdojnë të mbesin në partinë më të vjetër në vend.

    Deputeti nga Gjilani dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi tha se është anëtar i LDK-së dhe se me Osmanin nuk ka biseduar për këtë çështje.”Unë jam anëtar i organeve të LDK-së dhe jam LDK, nuk kam biseduar lidhur me këtë çështje me znj.

    Vjosa Osmani dhe nuk i përgjigjem gjërave spekulative”, tha shkurt Rexhepi për Gazeta Express.Kurse, deputeti dhe kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala mohoi zërat se do ta braktisë LDK-në.“As që kemi biseduar me Vjosa Osmanin për këtë çështje, unë jam kryetar i degës së LDK-së në Suharekë dhe nuk kam ndonjë mendim tjetër, dhe patjetër që do të vazhdoj të mbetem në LDK”, tha Shala.

    Deputeti tjetër i LDK-së i cili është rreshtuar pas Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7 deklaroi se disa nga bashkëthemeluesit e LDK’së dhe bashkëpunëtorë të afërt të presidentit Ibrahim Rugova do t’i bashkohen Osmanit.

    Avdyli u shpreh se ka interesim edhe të bashkatdhetarëve emra eminent për t’u bashkuar rreth një subjekti të ri që do ta ketë kryetare Vjosa Osmanin.Ndërkaq, nënkryetari i LDK’së, dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili po shihet si më neutrali në parti duke provuar t’i bashkojë grupacionet brenda ka shkruar në Facebook “LDK bashkë. Beso” duke lënë të nënkuptohet se të gjithë duhet të qëndrojnë në LDK.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se për shkak të masave të BE’së 600 milionë euro projekte janë të suspenduara. Ai ka shtuar...
    Lajme29 Maj 2025
    Rreth 180 pjesëtarë  nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë do të vendosen në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Nga mëngjesi i sotëm, siç ka raportuar në vazhdimësi Klankosova.tv, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës,...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e...
    Lajme29 Maj 2025
    Ka përfunduar protesta e bizneseve që bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë. Mëngjesin e së...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja e Biznesve të Kosovës e ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili barazoi...
    Lajme29 Maj 2025
    Bizneset po protestojnë në hyrjet kyçe të Prishtinës qysh nga ora 10:00 e deri në ora 12:00, Për këtë, Ministrja në detyrë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.