×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ia kërkon dorëheqjen Valdete Dakës

    FrontOnline
    14 Qershor 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka kërkuar dorëheqjen kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.Periskopi ka mësuar nga burime të sigurta në Presidencë, se Osmani ka zhvilluar një takim me Dakën ku ia ka kërkuar dorëheqjen.

    Kjo e fundit ka refuzuar të ofrojë dorëheqjen…Periskopi ka mësuar përmes burimeve të sigurta në Presidencë, se Osmani ka zhvilluar një takim me kryetaren e KQZ-së, znj.Daka ku ia ka kërkuar dorëheqjen. Burimet i kanë thënë Periskopit se znj.Daka ka refuzuar ofrimin e dorëheqjes.

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ishte nënshtruar një linçimi të paparë në historinë e këtij institucioni, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.Figura të larta të – tani partisë në pushtet – Vetëvendosje, e kishin quajtur ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, ofendonin e linçonin publikisht zonjën Daka.

    Kësaj i ishte bashkuar edhe Vjosa Osmani, e cila garonte në listën e Vetëvendosjes me listën e saj ‘Guxo’.Kërcënim dhe shantazh, ishte quajtur edhe një konferencë e atëherë Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Osmani, e cila, një muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit, në janar 2021, kishte kritikuar ashpër KQZ-në lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e shkurtit.

    Osmani pretendonte se ishte bërë presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike.Problemi në atë kohë qëndronte, me moscertifikimin e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe disa emrave të tjerë kandidatë për deputetë, për shkak se ishin të dënuar për vepër penale, rrjedhimisht nuk ua lejonte ligji të kandidonin.

    “Kryetarja e KQZ-së nuk përfaqëson asnjë parti politike por emërohet pikërisht për të mbrojtur paanshmërinë dhe integrititetin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së”, ka thënë u.d. presidentja Osmani.Presion të ashpër ndaj Dakës, atëkohë pati bërë edhe tani kryeparlamentari Glauk Konjufca, e cila kishte akuzuar direkt Dakën si ‘person që ndikon në KQZ’.

    “Personi i cili në KQZ po ndikon, që edhe kërkesa të jetë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, kishte deklaruar Konjufca.Edhe figura të tjera që tani mbajnë poste të rëndësishme në insitucionet e Republikës së Kosovës, patën vazhduar shantazhet ndaj Dakës. Mes tyre, Xhelal Sveçla, tani ministër i Brendshëm.Presionet e tilla ndaj dy listave që parashikohej të ishin fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosje dhe Guxo, kishin shtyrë znj.Daka që të reagonte përmes një konferencë për media, ku i kishte quajtur ato ‘të paprecedenta dhe të rrezikshme”.Madje Daka, pati akuzuar ‘parti të caktuara politike’ se po ia kërcënonin familjen.Lidhur me linçimet dhe akuzat që po i bëheshin Dakës në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kishte reagime të shoqërisë civile në Kosovë (DnV dhe organizata të tjera), KMDLNj e madje edhe ambasadorë që përfaësojnë shtetet e Quintit në vendin tonë, patën kërkuar që të ndalen shantazhet ndaj KQZ-së.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.