×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa e Albini bashkë për 2 korrikun, VV thotë se Haki Abazi ishte organizator i ngjarjes

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është parë dje në një paraqitje para Kuvendit të Kosovës së bashku me kreun e LVV’së, Albin Kurtin, dhe disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    E shoqëruar nga ish’kryeministri i Kosovës e ish’zëvendëskryeministri, kryeparlamentarja Vjosa Osmani është parë dje në një aktivitet të organizuar në nder të 2 korrikut, me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti kanë bërë të ditur se të pranishëm përveç ish’kryeministrit Albin Kurti e ish’zëvendëskryeministrit Haki Abazi kanë qenë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e shefi i grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimi.

    “Me rastin e 30 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të datës 2 korrik, 1990, në po të njëjtin vend ku u mblodhën 114 delegatë asokohe, Kryetari Albin Kurti, së bashku me Kryetaren e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, Shefin e GP, Rexhep Selimi, Nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ish zv.kryeministrin Haki Abazi dhe disa delegatë që morën pjesë gjatë leximit dhe votimit të deklaratës, kujtuan rëndësinë e asaj ngjarje”, shkruan Vetëvendosje në lajmërimin për aktivitetin.

    Që nga dje paraqitja e Osmanit me anëtarët e LVV’së është komentuar edhe nga disa anëtarë të qeverisë aktuale.

    Zëvendësministri Halil Matoshi e ka kritikuar Osmanin për paraqitjen, duke thënë se qon në një përplasje shoqërore.

    Gazeta Express ka pyetur në Lëvizjen Vetëvendosje nëse ky aktivitet është bërë me ftesë të kryeparlamentares Osmani.

    Në partinë e Kurtit kanë thënë  se ky aktivitet është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, saktësisht nga ish’zëvendëskryeministri Haki Abazi.

    “Ka qenë organizim i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me disa qytetarë e protagonistë të asaj kohe, mirëpo, nën organizimin e angazhimin intensive të ish zëvendëskryeministrit Abazi”, kanë thënë nga LVV’ja.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.