Një person është goditur nga një veturë derisa ishte duke kaluar në rrugën Edmond Hoxha në Prishtinë.
Rastin për FrontOnline, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, personi i cili është goditur me veturë është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Edmond Hoxha në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për FrontOnline.