
Lëvizja Vetëvendosje ka shtyer mbajtjen e protestës së organizuar pas vendimit të pezullimit të përkohshëm të vendimit të Presidentit Hashim Thaçi për ta dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër në qeverinë e re, përcjell Front Online.
Kështu ka bërë të ditur në një njoftim të publikuar sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi drejtuar aktivistëve të kësaj partie.
Njoftimi i plotë i Haxhimehmedit:
Masa e shtyn protestën Të dashur anëtarë të Lëvizjes, Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë. Ju përshëndes. Vlora Haxhimehmedi Sekretare Organizative