×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje që dje e bojkotoj zgjedhjen e qeverisë së re, sot merr pjesë në seancë

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Partia e Albin Kurti që dje nuk mori në seancën e zgjedhjes së Avdullah Hotit, për kryeministër, si dhe në votimin e qeverisë së re, sot ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e planifikuar kohë më parë e në të cilën janë paraparë disa pika të rendit të ditës.

    Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie Arlind Manxhuka.

    “Po ne jemi subjekti më i madh parlamentar i dalur nga zgjedhjet e fundit të 6 tetorit 2019”, ishte përgjigja e Manxhukës.

    Ndryshe seanca është planifkuar të mbahet me fillim nga ora 10:00.

    Ndryshe në rendit e ditës janë paraparë të mbahen këto pika:

    R e n d i i d i t ë s

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    3. Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

    4. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

    5. Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

    Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

    Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

    · Ueb faqes së Kuvendit,

    · Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

    · RTK-së, si medium publik.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.