Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe UD Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK’së, Valbon Krasniqi të raportojnë në komisionin parlamentar për Shëndetësi.
Vetëvendosja ka thënë se që nga data 7 korrik kanë bërë kërkesë zyrtare për raportim të Ministrit të Shëndetësisë por që ai nuk është përgjigjur.
“Prej datës 7 korrik deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komisionin parlamentar për Shëndetësi kanë bërë kërkesën zyrtare për raportim të MInistrit të Shëndetësisë lidhur me situatën e pandemisë. Ende sot Ministri nuk i është përgjigjur kësaj kërkesë”, thuhet në reagimin e VV’së në Facebook.
Ata kanë ripërsëritur në mbledhjen e sotme të deputetëve të kësaj partie kërkesën e njëjtë.
“Në mbledhjen e sotme deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ripërsëritën këtë kërkesë pas rifillimit të punës së këtij Komisioni duke qenë se më herët ka qenë e pamundur për shkak të shëndetëtit të anëtarëve dhe kryetares së Komisionit. Kësaj kërkese deputetët nga Grupi i VETËVENDOSJE!-s i shtuan dhe kërkesën për raportim të UD Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së”, thuhet në reagim.