
Zyra e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe partia e tij Vetëvendosje kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese komentet në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit ky i fundit e mandoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër, raporton Front Online.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë bërë ditur se komentet për dekretin janë dërguar përmes postës si dhe përmes e-mailit.
Kujtojmë se edhe zyra e Presidentit Hashim Thaçi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar po ashtu komentet për pezullimin e dekretit të Presidentit./FrontOnline/