×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët kundër Hotit në dialog, i reagon Hysni Gucati

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Shoqata e veteranëve të UCK’së, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit për takimet me Serbinë, duke thënë se janë të zhgënjyera me paraqitjen e tij në Bruksel.

    Kreu i organizatës së veteranëve, Hysni Gucati tha përmes një shkrimi në Facebook se takimi i Hotit me presidentin serb, Aleksandër Vuciq ishte shaka e një ofendim që iu bë kreut të qeverisë.

    ”Në këtë takim presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e nënçmon Hotin, njëkohësisht edhe Kosovën. Në takimin e Brukselit niveli i takimit u minimizuara nga nivelet e larta të bisedimeve mesh dy shteteve në nivel teknik, ashtu siç ishte në fazën fillestare, dekada më parë. Madje u fshehën prezantimet rreth nivelit të bisedimeve se çka u bisedua në kët takim, që i bije se këto biseda kanë qenë kot fare, madje as pa bujë mediatike. Kjo ndodhi për shkak se kryeministri Hoti mbeti në korridoret e Brukselit dhe para syve të tij ishte vendosur pllakata-libri Kosova dhe Metohia. Shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, pos që janë të zhgënjyera me paraqitjen e kryeministri Hoti në takimin e Brukselit, janë të zhgënjyera edhe me rolin e Brukselit që kishte rol të njëanëshem dhe në favor të Serbisë”, thonë nga organizata e veteranëve.

    “ Dita ditës Brukseli po e humbë rolin e vendit ndërmjetsues sepse po e mban hapur anën e Serbisë duke e dëmtuar procesin e Pavarsisë së Kosovës. Lojrat e shpeshta të Serbisë më zjarr, e kanë djegur ate sa her qe ka luajtur më zjarr. Edhe këtë radhë Serbia do të digjet në zjarrin e vet. Shqiptarët janë mësuar për të luftuar për liri e pavarësi, prandaj nëse Serbia fillon të na cenoi prap lirinë dhe pavarsinë e fituar me gjak, me sakrifica e luftra të panumërta, do të ndeshet prap me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shumë më të fortë e më të organizuar se sa në luftën e fundit ku UCK-ja ka fituar triumfalisht mbi forcat okupuese dhe kriminale të cilat e vranë, e dogjën, e masakruan dhe shkatërruan masovikisht afërsisht 100 vjet rresht. Askush nuk e don luftën, por sa here që ka nevojë ne do të mobilizohemi”, thotë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjatë ditës së sotme në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan, u bë certifikimi i katër të miturve në aftësimin profesional për elektro-instalime dhe...
    Lajme20 Mars 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt, të cilin e ngarkon për...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ato...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke ia besuar ato...
    Sport20 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet sot në aksion për ta zhvilluar ndeshjen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. Dardanët...
    Sport20 Mars 2025
    Prestigj për këdo lojtar që ato minuta të cilat do të zbresë në fushë, do të jetë në vëmendjen e gjithë botës....
    Vip20 Mars 2025
    Gjesti dhe Ola Zenelaj po vazhdojnë përplasjet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Banori nga Kosova ia ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.