×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm nga dasmat, sektori i hotelerisë humbi rreth 600 milionë euro

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Përhapja e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë më së rëndi ka ndikuar në sektorin e hotelerisë.

    Kjo, pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e përkohshme të shumë bizneseve, ndaloi grumbullimin e njerëzve, si dhe u ndalua organizimi i dasmave.

    Të gjitha këto vendime u morën për ta evituar përhapjen e virusit.

    Ky sektor vetëm nga dasmat të cilat ishin planifikuara të mbahen nga muaji qershor i këtij viti humbi rreth 600 milionë euro.

    Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva.

    “Vetëm tek dasmat, hotelet sipas informatave që kemi diku rreth 600 milionë euro është kosto që kanë humbur, në rast se mund të shpëtojmë nëntorit dhe dhjetorin diku rreth 450 milionë janë të humbura, d.m.th. kjo është shumë për shtetin për arsye se dasmat janë bërë në shtetin tonë në vendin tonë, ato shpenzime janë kryer këtu, nga dasmat kanë përfituar bujqit, fermerët, por edhe klasa tjetër”, tha ai për Front Online.

    Sogojeva tha se rreth 95 % të bizneseve të hotelerisë janë duke punuar me humbje.

    “Ky sektor fatkeqësisht është më i atakuari prej gjithë sektorëve tjerë që veprojnë në Kosovë, sektori i hotelerisë  ka qenë më i atakuari dhe mund të themi se sipas informatave që i kemi diku rreth  95 % të këtij lloji të bizneseve janë duke punuar me humbje ose kanë humbje”, tha ai për Front Online.

    Nga java e ardhshme pritet lehtësim i masave, dasmat mund të mbahen

    Sogojeva tha se për t’i ndaluar edhe me tej humbjet në këtë sektor,  kanë pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili iu ka premtuar se do ta shqyrtojnë mundësinë që gjatë javës të bëhet rihapja e hapësirave të mbyllura.

    “Ne e kemi pas sot një takim me ministrin. Ne gjatë takimit i’a kemi përsëritur edhe një herë këto kërkesa sic janë: zgjatja e orarit, pastaj hapja e hapësirave të brendshme, klientët të hyjnë brenda, por duket u bazuar në manualin që ne i’a kemi dorëzuar dhe nëse kjo ndodh ne jemi optimist se kjo do të ndikon në përmirësimin e gjendjes për bizneset. Premtimi është që gjatë javës do të shqyrtohet mundësia për rihapjen e hapësirave të mbyllura e pse jo që kur të hapen këto në raport me distancën të hapen edhe sallat e dasmave apo sallat e brendshme të cilat kishin me ruajt masat ndaj Covid-19”, tha ai për Front Online.

    Por, në rast se Ministri Zemaj nuk do ta mbajë premtimin, Sogojeva tha se do t’i ndërmarrin të gjitha masat demokratike për t’i rihapur hapësirat e sektorit të hotelerive.

    “Po kjo nëse fillon sa më herët që t’i hapin është një shpresë që deri në fund të vitit sidomos sektori që ka të bëjë më sallat e dasmave, pasi që sipas informatave që kemi ka gjasa që diçka të shpëtohet në muajin nëntor dhe dhjetor për shkak se i kanë shtyrë rezervimet e dasmave dhe diaspora ndoshta ka mundësi me ardhë, kështu kjo mund të shpëtohet nëse sa më herët i lirojmë, premtimet janë ne po presim, nëse jo ne ndoshta duhet t’i marrim masat demokratike”, tha ai për Front Online.

    Sektori i hotelerisë me kërkesa për Qeverinë lidhur me kreditë e bizneseve

    Kryetari i odës së hotelerive të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka edhe një kërkesë për Qeverinë e Kosovës, për të i’u dalë në ndihmë bizneseve të atakuara nga Corovavirusi.

    Ai tha se kërkesa e tyre ndaj Qeverisë është që të kërkojnë nga banat që kësti i kredive që kanë bizneset të fillon nga zero dhe jo me kamatë.

    “Ne apelojmë te Qeveria në masat e rimëkëmbjes t’i kushtohet vëmendje këstit të kredive të cilin e kanë pasur bizneset , 6 muaj deri në 1 vit, është stopuar kredia, mirëpo në momentin kur fillon të fillon prej 0 dhe jo me kamatën që ka me paguar për një vit. Në masat e rimëkëmbjes sipas llogarive tona  100-120 milionë euro i mbulon të gjitha, por kjo shumë në qoftë se e mbulon këtë pjesë, kjo kishte me dhënë shumë impuls për bizneset e hotelerisë”, tha ai për Front Online.

     

     

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    Lajme17 Maj 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e një zyrtareje të Policisë së Kosovës, e cila dyshohet për përfshirje në...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar për vandalizmin e posterit të komandant Lleshit në Bujanoc nga një person i maskuar. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës ka hartuar një listë të të burgosurve rusë të luftës që mund të bëhen pjesë e një...
    Lajme17 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për situatën që është në vend tash e disa javë, pasi ende...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metrash kub (bcm) gaz natyror gjatë punimeve të shpimit në Detin e...
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Sport17 Maj 2025
    Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit në La Liga, për të marrë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.