×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm në gusht mbi 800 mijë shtetas të Kosovës hynë në Shqipëri për pushime

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë së koronavirusit. Të shtunën dhe te diel ka pasur fluks te jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushueseve nga Kosova. Vetëm gjatë gushtit mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

    Sikurse çdo fundjavë edhe këtë herë qytetarët e Kosovës kanë” mësyrë” Shqipërinë për të pushuar.

    Kolona të gjata janë krijuar në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Vërmicë. E njëjta situatë ka qenë edhe ditën e shtune.
    Llogaritet që mëngjesin e së shtunës të kenë hyrë 15 mijë qytetarë të Kosovës me 5 mije mjete. Destinacionet nisin me Shëngjinin, Velipoja, Durresi dhe shkojnë deri poshtë në Jug..

    Në pikën kufitare në Vërmicë është një numër i madh i veturave të cilat po presin për të kaluar në Shqipëri. Numri I lartë ka bërë që pritjet për të kaluar nga Kosova në Shqipëri në këtë pikë kufitare të shkojnë deri në 20 minuta sipas Qendrës për menaxhim kufitar ndërkohë që ka krijuar kolona deri në 200 metra.

    Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë. Gjatë gjithë këtij muaji, fluksi ka qenë i lartë, pavarësisht se ky muaj shënoi dhe numrin më të lartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

    Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka bërë me dije se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës. Por shifrat mund të jetë më lartë pasi gjatë gushtit çdo ditë në mëngjes e mbrëmje ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në Vërmicë dhe numri i qytetarëve të Kosovës që pushuan këtë verë në Shqipëri, do ti kalojë pritshmëritë, me më shume se 1 milion pushues.

    Ndërkohë, krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndejshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Vërmicë 686 mijë e 467 persona. Qytetaret nga Kosova jo vetëm kësaj radhe por në vazhdimësi mbajnë primatin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror.

    Kujtojmë që rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. /Monitor

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.