×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli viziton strukturat partiake në Skenderaj, kërkon punë të pandërprerë për fitore

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar agjendën e takimeve në terren.

    Pas Ferizajt e Kaçanikut, ai ka takuar strukturat e partisë në Skenderaj.

    Veseli ka folur për nevojën e një angazhimi edhe më të madh në shërbim të vendit dhe përmbushjes së pritjeve të qytetarëve të Kosovës.

    “Kosova ndodhet në një situatë aspak të lehtë. Sfidat që ka para vetes janë të mëdha, por edhe të përballueshme. Ne kemi ditur të tejkalojmë momente historike të vështira, kur jemi bashkuar dhe kemi qenë në rrugën e drejt. PDK-ja është parti shtetformuese që buron nga lufta për liri e çlirim të popullit të Kosovës – dhe do të di si të sillet”, ka thënë Veseli.

    Ai ka kërkuar nga kryesia e degës që të punojnë pandërprerë për t’i sjellë fitore të reja partisë, dhe që asnjëherë të mos e humbasin besimin në PDK.

    Kryetari i degës, Sami Lushtaku ka falënderuar kryetarin Veseli për vizitën duke premtuar angazhim e mobilizim edhe më të madh të partisë në nivel komune.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.